Kambana e krizës financiare
A duhet të vlerësohet paniku që po e rrethon vendin tonë, për shkak të krizës globale financiare? A duhet që ky panik, që ka prekur të informuarit dhe më shumë të mirinformuarit, të bëhet objekt i debatit dhe angazhimit për masa konkrete parandaluese të katastrofës ekonomiko-financiare që na kërcënon?
Këto dilema në Shqipërinë tonë po nënvlerësohen. Nënvlerësimi nuk është vetëm prej institucioneve, por më së shumti prej vetë qeverisë dhe mekanizmave e institucioneve financiarë të vendit. Natyrisht, jam i sigurt se ngritja publike e shqetësimit do të shkaktonte një dallgë të rrezikshme mbi normalitetin bankar dhe financiar, do të trondiste artificialisht sistemin tonë financiar dhe mund të sillte pasoja, që nuk kanë arsye pse të provokohen artificialisht e aq më tepër politikisht.
Mirëpo, dallga që sjell efekti i krizës globale mbi sistemin financiar shqiptar është i pashmangshëm. Eshtë i pashmangshëm, pasi krejt sistemi ynë është në një rrjet veprues me sistemin evropian, me tregun global dhe më shumë me atë rajonal dhe atë evropian. Tërësia e importeve tona vjen prej këtij tregu të mbërthyer prej panikut, tronditjes dhe të papriturave të tjera, të cilat analistët dhe vëzhguesit bankarë e financiarë po i shtjellojnë për çdo orë në mediat ndërkombëtare.
Në Shqipëri reagimi dhe marrja e masave duket se janë fatalisht të neglizhuara.
Kambanat e kësaj krize kanë kohë që kanë rënë dhe kumbimi i tyre është fare pranë. Bankierët tanë, ata të Bankës Qendrore dhe ata të bankave private, janë realisht në një gatishmëri të lartë dhe deklaratat e Guvernatorit të Bankës Kombëtare, kanë qenë mjaftueshmërisht alarmuese. E vërteta është se zëri i Guvernatorit nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të qenë të sigurt përballë dallgës goditëse të krizës financiare. Çfarë duhet bërë?
Mendoj se qeveria, Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, me kohë duhej të kishin nisur përgatitjen e një programi masash. Buxheti i Shtetit duhej të kishte përgatitur një paketë gatishmërie për çdo të papritur dhe për të minimizuar çfarëdo lloj efekti negativ, që mund të shkaktojë tronditja apo cunami global.
Bankat tona private janë shumica filiale të bankave evropiane dhe atyre të rajonit. Në vendet fqinjë, me kohë, qeveritë kanë hedhur hapat dhe kanë planifikuar paketat e emergjencës. Nuk po i referohem vetëm mbledhjes së posaçme të G7-ës apo G8-ës, as miratimit prej Kongresit amerikan të paketës prej 700 miliardë dollarësh, por i referohem Greqisë fqinje, me të cilën ne kemi një lidhje jetike në kuptimin financiar dhe atë të tregut, qeveria e së cilës gjatë kësaj jave miratoi një paketë prej 23 miliardë eurosh për të përballuar tërmetin financiar të pritshëm.
Kambana që bie nuk do vetëm veshë. Kjo kambanë kërkon që dikush të mbajë litarin e saj dhe dikush të marrë përsipër organizimin dhe shtimin e gatishmërisë kombëtare në biznes, financa, banka, në treg dhe politikë. Deri tani, edhe pse kumbimi i frikshëm i kambanës po na afrohet, duket se askush nuk po merr përsipër protagonizëm masash dhe kujdesi.
Ekonomia dhe sistemi financiar kombëtar kanë nevojë për shpëtim nga dallga apo cunami i krizës globale. Për t‘u bërë fakt i kryer përgatitja, qeveria dhe Ministria e Financave duhet së pari të studiojnë çdo mundësi lehtësuese për biznesin, për importet, bankat, kreditë, depozitat, likuiditetet, për investimet dhe stabilitetin makroekonomiko-financiar.
Gazeta "Financial Times" publikoi, më 30 shtator, një grafik me gjendjen e pasurisë së disa bankave të zgjedhura evropiane, krahasimin e pasurisë me GDP e vendit përkatës, gjendjen e borxheve dhe krahasimin e borxheve me pasurinë. Pyetja që shtrohej në hyrje të grafikut ishte: Janë bankat evropiane aq të mëdha sa të falimentojnë?! Besoj se kjo dilemë është më shumë se kambanë për vendin tonë me ekonomi delikate, të dobët dhe të keqtrajtuar prej politikave qeverisëse dhe administrimit.