Lufta në Afganistan
Përhapja e ekstremizmit të dhunshëm, që ka burimin nga shtete të dështuara dhe në dështim e sipër, nga hapësira të paqeverisura, solli Amerikën dhe aleatët tanë në Afganistan. Ky shtet është bërë laborator për atë që kam folur gjatë këtij viti, për të kuptuar se si të aplikohen dhe të integrohen në mënyrë të plotë një varg i instrumenteve të fuqisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, për të mbrojtur interesat tona jetike. Mendoni për shkallën e përpjekjeve në Afganistan.
Janë 42 shtete, qindra OJQ, universitete, banka zhvillimi, OKB-ja, Bashkimi Evropian, NATO, të gjithë duke punuar si pjesë e një përpjekjeje multikombëshe, civile dhe ushtarake. Natyrisht, luftimi në koalicion nuk është asgjë e re. Por, në Afganistan operacionet e NATO-s janë të penguara nga ngurrimet e shteteve, ku shtete të ndryshme zbatojnë ligje të ndryshme mbi atë se ku mund të shkojnë forcat e tyre dhe ç‘mund të bëjnë ato. Një numër i aleatëve dhe partnerëve tanë kanë vepruar me trimëri. Por, shumica kanë buxhete të mbrojtjes, që janë aq të ulëta, dhe qeveri me koalicione që janë aq të pasigurta, sa që nuk mund të japin sasinë apo llojin e forcave të nevojshme për këtë lloj të luftimit.
Afganistani gjithashtu ka treguar rëndësinë e komunikimeve strategjike. Në Afganistan, talebanët përdorin të ashtuquajturat ‘letrat e natës‘ për të tundur dhe frikësuar popullatën lokale. Kam thënë më parë që kemi nevojë për ekuivalentin e letrave ditore për të bindur dhe inspiruar në drejtimin e kundërt. Ne duhet t‘u tregojmë qytetarëve se jemi plotësisht të dhënë ndaj ndryshimit të gjërave, në vend se të punojmë me ndërprerje mbi projekte aty për aty. Për të qenë të suksesshëm, tërë elementet ushtarake dhe civile duhen të integrohen më mirë.
Këto përpjekje sot, sado që të kenë qëllim të mirë e madje heroik, përbëjnë një shumë të vogël. Lista e arritjeve është e gjatë. Por, njëlloj është edhe lista e pengesave. Ne duhet t‘i tejkalojmë ato. Duhet të jemi të gatshëm t‘i ndryshojmë mënyrat e vjetra të të punuarit dhe të krijojmë institucione të reja, edhe kombëtarisht edhe ndërkombëtarisht, që të mund të ballafaqohemi me sfidat afatgjate me të cilat përballemi jashtë vendit. Dhe, vetë kutia jonë e aleatëve për sigurinë kombëtare duhet të ketë pajisje më të mira sesa vetëm çekiçë.