Në vend të një lamtumire të dhimbshme!
Më dhembi thellë vdekja e Guillame Depardieu, një aktor i ri francez, i pjekur para kohe. Ishte vetëm 37 vjeç. Siç mësova nga buletinet e lajmeve, ndërroi jetë të hënën e kaluar, në një spital të Parisit, për shkak të një pneumonie dhe u varros dje. Ishte i biri i aktorit Gerard Depardieu.
Jam njohur me të diku nga mesi i shtatorit 1992. Gjendesha në Paris prej afro tri javësh me detyrën e ambasadorit të vendit tim. Ende nuk i kisha paraqitur letrat kredenciale Presidentit Miteran, pra, ende nuk e kisha marrë funksionin zyrtarisht. Dua të them se ende nuk kisha pasur mundësi të njihja njeri në administratën e lartë franceze. Trupi diplomatik sapo ishte kthyer nga pushimet dhe as ndër kolegët nuk kisha pasur kohë të njihja ndonjërin. Madje, as miqtë e mi më të hershëm parizianë ende nuk i kisha takuar të gjithë.
Në këto rrethana, mora ftesën e parë zyrtare për një mbrëmje. Ministri i Kulturës së asaj kohe, Jack Lang, organizonte një darkë të pazakonshme në bodrumet e Luvrit. Ja pse ishte e pazakonshme kjo darkë: Gërmimet e filluara prej vitesh në nëntokën e ndërtesës më të famshme të Parisit kishin arritur në themelet e saj fillestare, të hedhura në shek XII, kur ky pallat i ndritshëm i mbretërve të Francës nisi të ngrihet. Me këtë rast, ministri i Kulturës jepte një darkë "mbretërore" mesjetare, që do të thotë se të ftuarit do të gostiteshin me ç‘hanin aristokratët e Francës tetë shekuj më parë. Gjah i pjekur në hell, derra të egër dhe kaproj, të kavardisur me yndyrën e vet, me kripën për t‘i dhënë shije mënjanë, një kripë kristalore, kokërrmadhe, që kërciste nëpër dhëmbë si zhavorr dhe asnjë salcë. Asnjë nga zarzavatet, erëzat e pigmentet e tjera të shumta, sjellë në Evropë kohë më vonë siç dihet nga India, Kina, Lindja e Mesme apo Amerika. Mishi duhej prerë vetë në trupin e kafshës së gatuar nga secili i ftuar, sipas dëshirës, me ca thika të mëdha e të rënda, si hanxharë.
I përshkova korridoret e gjata e labirintike të nëntokës së Luvrit gjithë drojë. Nuk e dija ku po shkoja. Nuk dija pse isha i ftuar. Nuk dija kë do të gjeja aty përveç të zotit të darkës, të cilit vetëm emrin i dija si ministër Kulture, por nuk e kisha takuar kurrë. Gjithsesi, besoja se ftesa lidhej me funksionet e ambasadorit. Ndryshe pse do të më ftonin? Ndrojtja ime u shtua kur nuk vura re asnjë fytyrë që të vërtetonte pandehmën time se po merrja pjesë në një darkë diplomatësh. Të gjithë të ftuarit ishin francezë. Shumë prej tyre, madje krejt të njohur edhe për mua: këngëtarë, artistë të kinemasë, kreatorë të modës, që i kisha parë shumë herë në televizor apo në revista të ndryshme. Ata lëviznin në këmbë nga një grup te tjetri, me pjatat dhe gotat e verës në dorë, një verë e trashë, e pangjashme as në dukje e as në shije me atë që jemi mësuar ne të pimë sot. Ndjehesha vërtet i huaj dhe nuk po e kuptoja ç‘më mbante aty. Nuk kisha kurajë të afrohesha tek askush, t‘i drejtoja një pyetje dikujt, t‘i jepja të njohur. Dhe askujt nuk i bënte përshtypje veçimi im. Të gjithë merreshin me njëri-tjetrin, flisnin shkujdesur, qeshnin, lëvdonin me zë të lartë ushqimin dhe verën, përgëzonin kuzhinierin dhe falënderonin ministrin, shprehnin habi për shijen, habi, pra, jo pakënaqësi.
I pari që m‘u afrua dikur ishte një djalë i ri, me flokë të gjata, me një fytyrë të zbehtë, por të ëmbël, që më kishte rënë në sy se nuk përzihej shumë me të tjerët dhe pinte duhan pa reshtur, si unë. Më pyeti se kush isha.
- Ah! - tha kur i shpjegova. - Nuk kisha takuar kurrë ndonjë shqiptar dhe as ndonjë ambasador. I gjeta të dy në të njëjtin njeri. - Ishte Guillaume Depardieu. Më tregoi se ishte aktor. Kishte luajtur në një film televiziv, që nuk e kisha parë. Jo vetëm për të ushqyer sadopak bisedën, e pyeta nëse kishte ndonjë lidhje me të famshmin Gerard Depardieu.
- Është babai im, - m‘u përgjigj me një shenjë të dallueshme bezdie në sy dhe unë nuk e ngava më tej t‘i thosha ndonjë lëvdatë për të atin, i cili ishte dhe vazhdon të jetë një nga aktorët e mi më të preferuar. Më vonë do të mësoja për marrëdhëniet e ndërlikuara, që kishin babë e bir. Ajo shenjë e shpejtë bezdie, që më dha me sy, më mjaftoi për të kuptuar se nuk i pëlqente të fliste për të dhe unë kurrë nuk ia kam përmendur më, madje edhe pasi midis tyre ishte vendosur paqja, siç kisha mësuar nga të tjerë, miq të përbashkët. Deri në verën 1997, kur unë dhashë dorëheqjen nga funksionet e ambasadorit dhe u ktheva në Tiranë, kemi kaluar bashkë disa darka të paharrueshme. Në sajë të tij kam njohur shumë artistë të rinj, që sot nuk janë më dhe aq të rinj, por janë shumë të dashur për publikun në vendin e tyre dhe më gjerë.
Thoshin për të se kishte një karakter të vështirë. Mua vetë nuk më është dukur i tillë. Por jetën sigurisht që e ka pasur shumë të vështirë. I pajisur me një ndjeshmëri të tepruar, ai u dha qysh në rininë e parë pas drogës, alkoolit dhe shpejtësisë. Nga nevoja për të paguar drogën e vet, u bë shpërndarës droge, gjë që e çoi në burg për disa muaj. Më pas, në 1995, kur ishte liruar dhe, në një farë mënyre, kishte hequr dorë nga narkotikët e fortë, pësoi një aksident të rëndë me motor. Iu deshën shtatëmbëdhjetë operacione të ndërlikuara e prapë trupi i tij nuk u kthye më në gjendjen e mëparshme. Gjatë asaj kohe mori edhe një infeksion të poshtër, që quhet nasocomiale, një lloj stafilokoku i rrallë, sepse zhvillohet nëpër spitale dhe si i tillë imunizohet ndaj barnave. Për t‘u dhënë fund dhimbjeve dhe plagëve që nuk mbylleshin për shkak të infeksionit, pranoi të priste këmbën e djathtë. Ishte vetëm 26 vjeç. Nuk mund të rrinte në shtrat. Ai ishte në luftë me kohën. Ai donte të bënte filma. Në më pak se dhjetë vjet dhe për në tepër me një këmbë, luajti më shumë se njëzetë role në kinema, të fundit e mbylli në Bukuresht vetëm një ditë para se të prekej nga pneumonia vdekjeprurëse. Çfarë vullneti! Nuk do ta shohë premierën e filmit të vet të fundit, siç edhe nuk do t‘i dëgjojë këngët që kishte regjistruar për albumin e vet të parë, parashikuar të dalë në pranverën e ardhshme.
Mbrëmja jonë e parë nuk u mbyll në themelet e Luvrit. Mua nuk më pëlqeu fare as mishi dhe as vera dhe ia thashë të njohurit tim të ri.
- Nuk vihen në gojë, - ma përforcoi ai përshtypjen.
- Po gjithë këta burra e gra pse ngazëllehen kështu? - e pyeta.
- Shtiren, - tha. - Shihi kanat me verë dhe mishrat! Janë thuaj të paprekura.
Ishte gati të më zbrazej për shtirjen e botës, ku ai kishte lindur dhe ku, donte s‘donte, bënte pjesë. Por unë nuk e nxita. Gjëja e parë, që i kisha ngulitur vetes në kokë si ambasador, ishte mungesa e lirisë së plotë për ta zbrazur vrerin deri në fund. Dhe ai e vuri re përmbajtjen time.
Thonë se ju diplomatët kafshoni gjuhën për të mos sharë, - më tha. Dhe shtoi:
Unë kam uri. Shkojmë hamë diçka të mirë dhe pimë një gotë ne "Cafee de la Parix?" Nuk është larg.
Pa vonuar, aty u gjendën një pjesë e mirë e të ftuarve të darkës mesjetare, që kishte shtruar për ne ministri i Kulturës. Edhe ata kishin uri dhe etje.
Guillaume iku. Shumë i ri. Por me një jetë të mbushur, që do ta kishte zili edhe një plak. La veprën, la çmimet, la një vajzë të vogël, la shumë e shumë miq. Me fjalë të tjera, la atë që quhet pavdekësi.