Kambanat bien per Piramiden

A do te rrafshohet per te ngritur parlament te ri varri simbolik i diktatorit Enver Hoxha. Historia e Piramides qe u ndertua per te qene mauzoleumi i njeriut qe mbajti nen thunder
Duket se Piramides po i vjen fundit. Kompleksi i ri parlamentar qe do ndertohet ne sheshin ku deri me sot bente karshillek maozoleumi i diktatorit Hoxha me shume mundesi do ta fshije kete te fundit nga pamja e Tiranes. Gjithcka qe do mbetet nga Piramida jane pamjet e saj ne gjendje gjys te shkaterruar ne nje proces rinovimi qe duket se nuk do te perfundoje per ti lene vend nje kompleksi parlamentar qe do ti sherbeje demokracise shqiptare. Ne kete menyre pritet te rrezohet edhe monumenti i fundit i Hoxhes ne Tirane. Piramida prej kohesh ishte kthyer ne nje ngrehine ndertimi pasi ishte projektuar te kthehej ne teater por duket se ky projekt nuk ka qene mjaft i kenaqshem ndersa nevoja e nje kompleksi parlamentar e ka bere te detyrueshem ndertimin e ketij te fundit dhe duket se sheshi me i mire eshte pikerisht ai ne qender te qytetit ne vendin ku deri tani qendron Piramida.
Plani per projektin e parlamentit te ri nuk e permend kete te fundit. Ne komentet qe studiot dhe arkitektet qe do te planifikojne ndertimin e parlamentit ish-maozoleumi i Hoxhes nuk eshte perfshire cka nenkupton se ai do te rrenohet edhe pse kjo nuk eshte thene me germa te medha deri me sot...
Dje...
Tani per tani piramides i kane hequr pllakat e mermerta duke ja zhveshur lustren dhe duke e bere te lehte ti ngjitesh gje qe e bejne disa te rinj kot per snobizem sa per te pire nje cigare ne maje te saje. Sidoqofte tani smund te rreshqasesh ne te sic benin shpesh me pare femijet qe luanin aty. Deri dje ajo qe ne zhargonin zyrtar quhej Qendra Nderkombetare e Kultures e sot eshte nje ngrehine ne rindertim e siper e neser me shume mundesi nuk do te ekzistoje me pati sherbyer me se miri per kete loje. Femija ngjitej deri lart shtrinte kembet perpara dhe rreshqiste deri ne fund te rrepires se mermerte.
Ne fakt nuk dihet kur u lejuan persepari te miturit te luanin ne te. Me 1988 ajo u inagurua si varri perkujtimor i diktatorit Mauzoleumi pak metra larg universitetit qe mbante emrin e tij dhe pothuaj po aq nga busti ne qender te Tiranes. Universitetit ia kane hequr emrin po ashtu bustin e terhoqen zvarre neper kryeqytet ndersa piramiden e lane. Sigurisht pak kohe pas vdekjes se diktatures gjithe ajo qe ishte projektuar per te perjetesuar kujtimin e shefit te madh te saj u zhvoshk nga muret e nderteses dhe ne sallat ku dikur gjendeshin fotot e librat u vendosen kafe bare televizione private dhe gjithe cqe e mundur te futej nen te perfshi edhe panairet me qindra njerez e dhjetra tezga.
Holli i saj kryesor pikerisht aty ku me pare ndodhej busti qe ndricohej nga drita natyrale qe duhej te binte prej sferes se qelqte te vendosur ne kulm ishte i mjaftueshem per te mbajtur qindra persona. Prej kesaj krijon pershtypjen se busti qe qe vene aty duhej te kete qene shume i madh. Ne ne fakt fatmiresisht nuk kemi pasur rastin ta shohim varr. Por edhe me mire nuk e kemi pare.
Nuk dihet kush per here te pare e pakezoi ate Piramida. Nuk dihet as nese e pagezuan keshtu per hir te shpateve prej mermeri ku luanin femijet apo per faktin se qe varri i hamendesuar i diktatorit. Klement Kolaneci dhendrri i Hoxhes dhe arkitekti qe drejtoi punimet e saj thote ne nje rrefim te hershem per nje te perditshme te Tiranes se pati tre arsye qe u vendos ajo forme. E para sipas tij ishin varret antike shqiptare tumulat e famshme Ilire se dyti harmonia e formes me Malin e Dajtit dhe se treti krijimi i nje hapesire komunikuese me drite qe ti sherbente muzeut.
Ajo qe thote arkitekti nuk eshte se mund ti binde shqiptaret aq lehte te heqin dore nga nje sere mitesh te krijuara mbi godinen dhe po ashtu as tu heqe atyre dufin qe ata paten ndaj diktatures. Vete ne duke pire kafe ne barin qe qe pagezuar Mumja per ti ngjare ambientit deri dhe vetem pak kohe para se te kthehej ne ngrehine ne rikostruksion kemi degjuar aty legjenda urbane tunelesh dhe mumifikimesh e mjaft si keto natyrshem te ngritura ne ditet ku gjithcka qarkullonte si peshperime.
Simboli i fundit..
Pra legjendat nuk filluan sot. Ismail Kadare i vleresuar si me i miri i letersise shqipe ka te pakten nje poezi dhe nje roman qe per nga simbolika duket se jane shkruar enkas per te dhe ne mos per te kane aty pjese te saj. Madje shume dyshojne se eshte poezia e Kadarese e titulluar Varri e shkruar ne te njejtin vit kur filloi ndertimi i godines me 1986-ten qe e pakezoi ate si Piramida. Jashte ngrene piramiden e turpit shkruante Kadare. Me vone ai shkruan nje roman te titulluar Piramida qe ne fakt flet per Egjiptin e Keopsin por nuk eshte se le jashte te 600 mije bunkeret dhe per nga titulli edhe godinen ku u vendos mauzoleu.
Kur je ngjitur ne maje te piramides dhe ke pare prej aty brenda ne objekt kupton se piramida pak ngjan me tumat apo kodrat e dheut ku paraardhesit e shqiptareve varrosnin te afermit e tyre. Nje glob i madh qe dikur ka qene qelqi dhe tani eshte vetem gjysma i tille e gjysma teneqe dhe xham i thyer kishte per qellim ti falte godines driten natyrale te diellit. Pikerisht kjo karakteristike e largon ate prej tumave te thjeshta te dheut dhe e afron me te ngjashmet e saj ne Egjipt apo Meksike qe ndertoheshin enkas ne menyre te tille qe te ndricoheshin prej diellit apo edhe me orientim te posacem yjesh. Mirepo nese ne Egjipt faraoneve si vdisnin u linin te shijonin prehjen e perjetshme nen tonelatat me gure te rende Hoxhen qe duket se e shihte veten te ngjashem shqiptaret nuk e lane.
Zhvarrosja e tij nga varrezat e deshmoreve heqja e te gjitha simboleve qe mund te lidheshin me te ishin hapat e pare qe u ndermorren edhe pse nuk eshte se mund ta shlyenin ate nga kujtesa kolektive. Ne fakt megjithe vrullin e crrenjosjes Piramida mbeti ne kembe por duket se nuk do te jetoje per shume kohe e ne kete menyre do te fshihet edhe kujtimi i fundit i gurte qe Hoxha u la shqiptareve edhe pse godina u ndertua nga pasardhesit e tij.
Pamja nga maja e piramides mbetet interesante. Antenat ende te pahequra te njerit prej televizioneve kombetare qe sipas projektit duhej te ishte larguar por qe ne fakt per shkak te nje kontrate qeraje duket se do qendroje deri ne gjetjen e ambienteve te pershtatshme po nga ministria e Kultures dhe teneqeja qe rrethon qelqin duken te vetmet pjese te huaja ne majen e Piramides deri sa zbulojme ne njeren nga te rrepirat nje cope te madhe teli me gjemba. Pyesim veten te habitur se cfare mund te ruante teli me gjemba ne majen e nderteses dhe simbolika ne fakt nuk eshte fort jashte normales duke qene se piramida eshte sot i vetmi objekt qe dashje pa dashje kujton Enver Hoxhen. Qofte nga permendja e tij ne guidat turistike qofte nga forma e godines apo emri i ri i saj Pjeter Arbnori i burgosur politik i diktatures se Hoxhes ashtu si telat me gjemba ne maje duket se perkujtojne varrin e diktatorit edhe pse me nje ide krejt ndryshe nga ajo e ndertimit. Fundi i saj mund te jete ne nje fare menyre edhe nje lehtesim per te gjithe ata qe vuajten nga diktatura.