E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kambiaso, Siti e ka në planet e tij

Një tjetër lajm i bujshëm i merkatos së futbollit vjen nga Anglia, nga Mançester Siti. Por këtë herë, grupi arab, që ka në pronë "citizens", nuk ka ndërmend të propozojë shifra të çmendura si 70 milionët, që pak javë më parë ia ofroi Juventusit për Bufonin. Objektivi parësor i klubit ku luan Robinjo, i cili në verë ishte edhe blerja e parë ambicioze e drejtuesve të rinj, në fakt do të jetë ajo e një blerjeje më se konkrete: sipas "Daily Mail", Siti ka ndërmend të hidhet në sulm për Esteban Kambiason, lojtarin që pëlqehet shumë nga trajneri Mark Hjuxhs. Dhe këtë do ta bëjë në merkaton e janarit. Në pjatë janë gati të hidhen 18 milionë euro për klubin e Interit dhe 4.5 milionë rrogë sezonale për mesfushorin argjentinas, i cili do të ofronte frymëmarrje dhe inteligjencë taktike në klubin anglez. Do të jetë e vështirë, për të mos thënë shumë madje, që Morati të mendojë të privohet nga një prej lojtarëve më të mirë të tij (‘El Cuchu‘ ka ardhur me parametër zero në 2004-ën nga Real Madridi). Por lojtari zikaltër nuk është i vetmi futbollist që kërkohet nga Hjuxhs.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›