Raporti vjetor mbi liritë fetare në botë

Zonja Klinton tha se të krishterët në Egjipt dyshojnë në se një qeveri e udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane do të qeverisë drejtë si për jo-myslimanët edhe për myslimanët. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara do t’a vlerësojnë qeverinë egjiptiane nga veprimet dhe jo fjalët.
Sekretarja e Shtetit i bëri komentet në Uashington të hënën, pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit të Shtetit mbi gjendjen e lirisë fetare në botën. Raporti thekson gjendjen e lirive fetare në vendet myslimane, duke përfshirë Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Afganistanin.
Raporti gjithashtu rendit shtatë vendet të tjera me shqetësim të veçantë - Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Sudani, Birmania dhe Uzbekistani.
Në Kinë, raporti thotë se ka pasur një përkeqësim të respektimit të lirisë fetare nga ana e qeverisë, përfshi ndaj rajoneve të Tibetit dhe ndaj myslimanëve që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang.
Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se në Korenë e Veriut, liria fetare nuk ekziston fare.
Raporti thotë se qeveria kalimtare e Egjiptit ka bërë gjeste në drejtim të pjesëmarrjes më të gjerë, por ka dështuar të mbajë përgjegjëse forcat e sigurisë që godasin kryesisht protestues të krishterë.
Çështje të lirisë fetare mbizotëruan vizitën e Sekretares Klinton në Egjipt në fillim të këtij muaji.
2012-07-31 15:16