Kamboxhia, liderët e Kmerëve të Kuq, para gjyqit

Katër nga zyrtarët e lartë, ende të gjallë të ish-regjimit të Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, janë paraqitur para Gjykatës për Krime lufte të OKB-së në Pnom Pen.
Që të katër akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Të pandehurit, të gjithë tani në moshë të thyer, kanë qenë në mesin e rrethit të brendshëm të Pol Potit, arkitektit të revolucionit ulra maoist të Kmerëve të Kuq.
Vlerësohet se 1.7 milionë kamboxhianë, çereku i popullsisë janë vrarë gjatë torturave dhe ekzekutimeve nga viti 1975-1979.