OKB kërkon nga afganët shmangien e krizës politike

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar parlamentit në Afganistan që të shmangë hapat, të cilët do të thellonin krizën politike atje.
Anëtarët e parlamentit shprehen të indinjuar pasi një gjykata speciale në Afganistan ka urdhëruar 62 deputetë që të heqin dorë nga mandatet, pas manipulimeve që janë konstatuar në zgjedhje.
Gjykata është themeluar nga presidenti Hamid Karzai vitin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, të cilat u zhvilluan me parregullsi.
Ligjvënësit i kanë dërguar një letër përfaqësuesit special të OKB-së në Afganistan, Stefan de Mistura, duke kërkuar ndihmën ndërkombëtare kundërgjykatës, të cilin e kanë quajtur ilegale.