Vriten dy ushtarë amerikanë në Irak

Ushtria amerikane ka deklaruar se dy ushtarë të saj janë vrarë në Irakun verior.
Ushtria përmes një deklarate ka theksuar se pjesëtarët e saj janë vrarë të dielën.
Nuk janë dhënë detaje të tjera.
Me viktimat e fundit, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak, sipas të dhënave të Associated Press, shkon në 4,465 persona.