Zgjedhjet, Milo: Deklarata e Berishes, shqetesuese

Krejt i guximshem, Milo deklaron se çeshtjen e koalicioneve ende s‘e ka vendosur, por pas zgjedhjeve do te kete nje grup parlamentar. Kreu i Partise Demokracia Sociale mendon se ne Shqiperi, me nje provoje te jashtezakonshme manipulimesh zgjedhore e vjedhje te organizuara hapur te votave, kjo siguri e Kryeministrit Berisha eshte nje sinjal i forte per te terhequr vemendjen e opozites.
Sipas tij, siguria e Berishes nuk qendron te "sukseset" e qeverisjes se tij, se ato i njohin, i prekin e i ndjejne per dite e me shume shqiptaret qe sot kane shume me pak para ne xhepat e tyre, me shume shpenzime per t‘u ushqyer e per te bere sherbime, per t‘u arsimuar, per te mbrojtur shendetin etj.
"Ajo mbeshtetet ne forcimin e autoritarizmit politik, ne perqendrimin e pushteteve, ne kontrollin e institucioneve kushtetuese e jokushtetuese, ne perpjekjet per te shtene ne dore Prokurorine e Pergjithshme, KLD-ne, gjykatat dhe sherbimet sekrete", tha Milo.