E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajdet, zhduken 2 mije debitore

Ish-grupi mbikeqyres i skemave piramidale dyshohet se ka perjashtuar 2000 debitore ne listat e borxhlinjve. Prokuroria e Tiranes tha dje se ka perfunduar hetimet per abuzimet ne tri firma rentiere: "VEFA", "Gjallica" dhe "Cenaj".

Dyshohet se dy ish-zyrtaret e menaxhimit te te ardhurave nga keto firma kane perjashtuar debitoret ne menyre te qellimshme. Hetues te çeshtjes deklarojne se heqja nga lista e ketyre debitoreve i ka sjelle nje dem prej disa milione eurosh shtetit shqiptar.

Hetimet kane konstatuar elemente te vepres penale ne dosjen ne ngarkim te ish-grupit mbikeqyres te firmave piramidale, i kryesuar nga Farudin Arapi. Ky i fundit eshte thirrur per deklarime ne akuze, duke shpjeguar procedurat e ndjekura nga institucioni qe drejtonte.

Por menyra e funksionimit dhe rregullorja e brendshme e grupit i jepnin vetem statusin e mbikeqyresit Arapit, duke e perjashtuar nga pergjegjesite qe mund te haste me pas. Por me vone Arapi u akuzua per pervetesim te postit shteteror nga grupi mbikeqyres aktual i skemave piramidale, pasi nderhynte drejtperdrejt me vendimmarrje personale ne kundershtim te hapur me ligjin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›