E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik kokaine me poste nga Argjentina

Nje tjeter linje trafiku droge eshte zbuluar nga policia, e cila ka vene ne pranga dy te dyshuar. Por ndryshe nga heret e tjera, kete radhe, trafiku eshte realizuar me ane te postes, ku 560 grame kokaine jane sjelle nga Argjentina per ne Shqiperi.

Droga e cilesise se larte ishte fshehur ne nje pako, qe ishte adresuar ne emrin e Eduart Smajlit, i cili eshte i njohur per policine, pasi ka qene i denuar edhe me pare per te njejten akuze.

Policia, bashke me Smajlin, ka arrestuar edhe Eglant Muken, te cilet dyshohen per trafik droge. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit bene te ditur se Eglant Muka dhe Eduart Smajli, perkatesisht 39 dhe 41 vjeç, u arrestuan pas nje operacioni te koduar "Asta la Vista", i cili eshte organizuar ne bashkepunim edhe me Prokurorine per Krime te Renda.

Vlera e kokaines se sekuestruar mendohet se arrin mbi 20 mije euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›