Kamera zbardh skandalin në tunelin e Thirrës, nuk ka garanci për sigurinë
Media filmon shembjet në një gjatësi 80 metra, shtohen dyshimet për projektin. Pas ekspertit amerikan vijnë specialistë të tjerë austriakë dhe anglezë
Një kamera e fshehtë ka arritur të zbardhë misterin në tunelin e Thirrës, duke filmuar shembjet masive, të cilat janë mbajtur të fshehta nga qeveria. Nga filmimet me kamerat e kanalit “News 24”, tuneli i Thirrës jo vetëm që është bllokuar, por nuk dihet se kur do të jetë sërish funksional. Në tunelin, pjesë e autostradës Rrëshen-Kalimash, ka ndodhur shembje masive dheu. Një gjë të tillë e kishin deklaruar disa ditë më parë punonjësit e kompanisë që po ndërton objektin. Por, të dhënat që tregojnë pamjet televizive flasin qartë për rënien e një masivi në kilometrin e dytë të tunelit. Kjo ka shkaktuar bllokimin e tunelit në një gjatësi prej rreth 80 metrash, çka është pranuar edhe nga vetë menaxheri amerikan i firmës. Ekspertët amerikanë të thirrur nga “Bechtel&Enka” nuk dhanë siguri për tunelin, ndërsa qeveria shqiptare thirri disa ekspertë të tjerë për të bërë ekzaminimin e objektit. Tashmë vetëm qeveria jep garanci, ndërsa kompania ndërtuese nuk ka dalë zyrtarisht për të dhënë se tuneli më i gjatë në vendin tonë është i sigurt për qarkullimin e mjeteve. “News” 24 ka cituar sipërmarrësit e punimeve, të cilët janë shprehur se shembjet kanë ndodhur për shkak të përshpejtimit të punimeve për përurimin e tij.
Detaji i fshehur
Mediat kanë njoftuar më 6 nëntor se është shembur një pjesë e tunelit të Thirrës në një gjatësi lineare 80-15 metra. Ata kishin marrë konfirmimin zyrtar nga të punësuarit në këtë objekt. Një fakt i tillë e detyroi qeverinë të pranojë faktin se kishte pasur shembje në tunel. Një gjë e tillë u përforcua edhe nga refuzimi i grupit të deputetëve socialistë për të parë nga brenda tunelin. Drejtuesit amerikanë të punimeve nuk garantuan sigurinë në tunel. Ata u shprehën në diskutimin me përfaqësuesit e PS-së se në pikën e takimit të dy shtresave të ndryshme të shkëmbinjve ka shembje. Por ata nuk pohuan faktin se kjo mund të ketë ndodhur nga përdorimi i lëndëve eksplozive nga firma, gjë që mund të jetë kërkuar nga qeveria për përshpejtimin e punimeve dhe mbarimin e tyre para zgjedhjeve të 28 qershorit. Më pas reagoi edhe Ministria e Transporteve. Vetë ministri Olldashi pohoi se ka pasur shembje. Ndonëse zyrtarisht është pranuar shembja, qeveria nuk thonë se kur do të mbyllet riparimi dhe kur do të rihapet tuneli për qarkullimin normal të mjeteve.
S’ka garanci
Tuneli më i gjatë në Ballkan nuk ka garanci për të udhëtuar brenda tij. As kompania ndërtuese, as qeveria, por as ekspertët e fushës deri tani nuk kanë dhënë siguri për lëvizjen në tunelin 5.6 kilometra.
Rreth një vit më parë mediat lajmëruan se kompania “Bechtel&Enka” ka thirrur një specialist amerikan për të bërë ekspertizën e tunelit më të gjatë në Ballkan. Emri i tij është Arnold Dix dhe njihet me famë botërore në fushën e infrastrukturës nëntokësore dhe të sigurisë. Ai pa me vëmendje njërin nga tunelet, i cili kishte përfunduar në atë kohë dhe u largua sërish pa dhënë asnjë garanci publikisht për sigurinë në qarkullimin e mjeteve. Ministri i Transporteve pohon se kanë ardhur ekspertë të tjerë. Në konferencën për shtyp dhënë ditën e djeshme, ai pohoi se “për t’i dhënë zgjidhje problemit shumë më parë se të ndodhte rrëshqitja, kemi angazhuar ekspertët më të mirë e më të spikatur të inxhinierisë botërore si dr. Sauer Bureau nga Austria dhe Muller & Hereth nga Gjermania”. Ai u shpreh se “në bazë të rekomandimeve të grupit të ekspertëve, të supervizorit kroat IGH, menaxherit britanik të projektit, Roughton dhe ekspertizës së pavarur, u vendos mbyllja e tunelit një muaj përpara shembjes në galerinë jugore. Gjatë periudhës para zgjedhjeve, ministri Olldashi deklaroi se kostoja e rrugës Rrëshen-Kalimash është rreth 530 milionë euro dhe para dy muajsh ai e rriti shumën në rreth 720 milionë euro. Është e kuptueshme se pjesën më të madhe të parave i ka marrë tuneli i Kalimashit, por edhe sot e kësaj dite askush nuk jep përgjigje se edhe sa para duhen harxhuar që tuneli më i madh në Ballkan të jetë i sigurt dhe i kalueshëm në rrugën e kombit.
17 Nentor 2009