Kamerieri i plagosur nuk kujton agresorin
Kamerieri i plagosur nuk e mban mend me siguri personin qe qelloi me pistolete ndaj tij. Kjo eshte deklarata e bere para oficerit te policise gjyqesore per ngjarjen e ndodhur dy dite me pare per te cilen policia ndaloi nje oficer te Gardes. Madje edhe oficeri i ndaluar si i dyshuar per kete ngjarje e ka mohuar akuzen e ngritur nga prokurori duke shpjeguar se ka qene ne te njejtin lokal por nuk eshte perfshire ne konflikt. Madje dje eshte shprehur edhe Garda e Republikes duke deklaruar se Fatos Skeja i ndaluar eshte oficer i Gardes ne Drejtorine per Sigurine e Personaliteteve te Larta Shteterore por qe nuk ka asnje detyre per sigurine ne grupin e shoqerimit te Kryeministrit apo te familjes se tij. Nderkaq policia tha se ka sekuestruar edhe pistoleten e oficerit te Gardes se Republikes per verifikim pasi ai kishte deklaruar se armen e ka pasur ne shtepi kur ka ndodhur konflikti. Ajo i eshte derguar laboratorit te kriminalistikes qe pritet te ekzaminohet diten e sotme. Kamerieri 24-vjecar u plagos pas nje konflikti me klientin ne nje lokal luksoz ne Rrugen e Elbasanit ne Tirane.