Vdekja e 70-vjecarit do pyeten familjaret
Tirane
Hetimet
Hetimet per 70-vjecarin e gjetur te vdekur ne nje banese prane zones se Selvise ne Tirane kane vijuar edhe dje por ende nuk eshte e qarte nese vdekja i ka ardhur nga shenjat e dhunes te gjetura ne trup apo nga konsumimi i alkoolit. Sipas te dhenave hetimore Enver Veriu me origjine nga Dibra dyshohet se ka pasur edhe konflikte te tjera por kjo pritet te sqarohet pas marrjes ne pyetje edhe te familjareve te tij qe aktualisht jane kthyer nga Italia pasi nuk jetojne ne Shqiperi. Nga grupi hetimor mesohet se shtepia ishte shume rremuje dhe vec pistes per ndonje grabitje te mundshme po hetohet edhe per motive te tjera. Te gjitha keto pritet te sjellin zbardhjen e plote te kesaj ngjarje.