Operacioni i 11-te rezulton i suksesshem
Vrasesi kishte ditur te fshihej po ashtu gjithcka ne 16 vjetet e paskrimit ai i kishte bere ne kujdes maksimal veprimet e tij. Policia vendore kishte deshtuar ne shtate tentativat e saj per ta vene ne pranga. Madje ne dy raste te tjera duke e ditur rrezikshmerine e 66-vjecrit i cili nuk kishte se cte humbiste ishte thirrur ne ndihme edhe RENEA por edhe ajo nuk kishte mundur ta arrestonte. Ne vitin 2006 edhe pse kishin marre informacion te sigurt se Bajramaj ndodhej ne banese nuk ka rezultuar keshtu. Heren e fundit ai mendohet te jete larguar nga dalja sekrete ndersa ne nje tjeter rast te meparshem duhet te kete dale nga banesa per te punuar ne fushe ne oret e para te mengjesit duke ua hedhur specialeve por jo edhe per shume kohe. Policia vendore kesaj here kishte vendosur te merrte informacion te sigurt se ai ndodhej ne banese dhe e ka mbajtur ate ne vezhgim per tete muaj me radhe. Informacioni eshte marre nga disa burime dhe ky ka qene edhe celesi i suksesit ne arrestimin e tij. Nendrejtori i Policise se Qarkut te Shkodres Ilir Sula duket se eshte ne vazhden e sukseseve te tij te meparshme ne bashkepunimin me RENEA-n kur ka arritur te mbledhe informacione te sakta per kontingjentin me te rrezikshem te krimit kudo qe ka sherbyer. Specialisti i njohur i antikrimit ka goditur ne shenje ashtu si edhe ne rastet e disa VIP-ave antiligj te Bandes se Lushnjes asaj te Durresit apo dhe Emiljano Shullazit te kopsite gjithcka per ti vene ne pranga dhe cuar para drejtesise. Per disa muaj agjentet e Sulit kane mbledhur informacione deri kur ai eshte bindur se kishte ardhur koha per te thirrur ne ndihme RENEA-n dhe se bashku te arrestojne shumet te arrestuarin. Bajramaj nuk ka mundur te duroje me gjate nen toke dhe u eshte pergjigjur thirrjeve te specialeve per tu dorezuar dhe dale me pranga nga tuneli i punuar mjeshterisht prej tij. Ju lutem mos qelloni. Do te dorezohem u ka thene 66-vjecari i denuar per vrasje specialeve te cilet edhe pse familjaret kembengulnin se njeriu i tyre nuk ishte ne shtepi dhe se kontrolli do te rezultonte i kote nuk u larguan derisa e gjeten te fshehur ne tunel. Me mendimin per te vazhduar kerkimet ka qene edhe nendrejtori Suli i cili kembengulte se informacioni i vartesve te tij kesaj here ishte marre nga disa burime qe arrinin deri ne persona fare afer familjes apo dhe te tjere njerez pa uniforme qe ndihmonin policine per arrestimin e shume te kerkuarit. Uniformat kishin shkuar per te arrestuar edhe vellain e Ahmetit i cili eshte denuar me 12 vjet heqje liri per bashkepunim ne vrasje dhe mendohej qe ai ishte kthyer nga jashte per te festuar Bajramin por nuk ka rezultuar keshtu. Informacionet thone se ai ndodhet tej kufijve por ende nuk eshte lokalizuar vendndodhja e tij.