E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron: Liderët evropianë të jenë më të guximshëm

Kryeministri britanik tha në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se kjo ishte kohë e vështirë për ekonomitë evropiane dhe se “ngatërresat nuk do ta shkurtonin (kohën e vështirë…shën. red.)më shumë”.

Kameron bëri thirrje për reduktimin e burokracisë në Bruksel dhe se Bashkimi Evropian duhet të eksplorojë marrëveshje të reja për tregtinë e lirë.

Ai po ashtu mbrojti masat e kursimit të qeverisë së tij duke thënë se ato do ta ndihmonin Britaninë e Madhe për të dalë në krye të tregjeve. Kameron tha se vendosja e një takes mbi transaksionet do të ishte “marrëzi”./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-26 13:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›