E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeve, Haxhinasto pret Kryeprokurorin Williamson

Ministri Haxhinasto siguroi z. Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës.

Po kështu, Ministri Haxhinasto theksoi se Task Forca Speciale Hetimore e BE-së ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport. Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të EULEX-it. /Start/

                                                                                             2012-01-26 15:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›