Kameron, mbështetje e fuqishme për Kosovën
Kryeministri i Britanisë së Madhe i dërgoi një telegram presidentit Fatmir Sejdiu, në mënyrë falënderimi për urimin e bërë nga kryetari i shtetit të Kosovës, me rastin e fitores së Kameronit.
Edhe Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë një letër nga Kryeministri Kameron. "Mbretëria e Bashkuar është mbështetëse e fuqishme e zhvillimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, i përparuar dhe shumetnik, dhe do të punojë ngushtë në mbështetje të aspiratave të Kosovës për integrimet euroatlantike. I gëzohem forcimit të mëtejshëm të traditës së fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës", thuhet në këtë letër.