E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikohen punonjësit serbë të Policisë së Kosovës

Ministri Rexhepi e ka cilësuar si të dhunshme hyrjen e një grupi prej 30 shtetasish serbë në territorin e Republikës së Kosovës. Grupi i serbëve hyri dje rreth orës 15:00 në kufirin e Kosovës në Jarinje të Leposaviqit me dhunë, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policisë.

Serbët kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës.

Mediat kosovare raportojnë se këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura “Garda Car Llazarit” dhe të grupit fashist “Obraz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›