E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameron viziton trupat britanike në Afganistan

Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka surprizuar me një vizitë të pa lajmëruar trupat britanike në Afganistan.

Si rezultat i stuhisë së pluhurit ai nuk arriti të fluturojë në kampin Bastion, që është baza kryesore britanike, dhe ndërroi rrugën për në bazën e NATO-s në Kandahar.

Gjatë vizitës ai pati takime me pilotët britanikë të Tornados. Rreth 9500 trupa britanike shërbejnë aktualisht në Afganistan.

Në Kandahar ai u takua me gjeneralin amerikan Xhejms Hugins, që kryeson misionin e NATO-s në këtë vend.

Britania ka paralajmëruar se do të tërheqë të gjithë trupat lufatarake nga Afganistani në vitin 2014, duke filluar me 500 të parët në vitin e ardhshëm.

Kameroni bëri të ditur se një numër më i madh forcash do të tërhiqet në vitin 2013-të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›