E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Zbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë

Ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar është emëruar përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat nga mediat sllovene të cilat kanë cituar agjensinë e lajmeve AFP.

“Ministria e Jashtme sllovene ka konfirmuar jozyrtarisht lajmin dhe ka thënë se më shumë detaje do të jepen sot”, ka shkruar agjencia e lajmeve STA.

Zbogar ka thënë se ai aplikuar për këtë post në muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike në rajon do të kontribuojë edhe në aktivitetet e BE-së në Kosovë.

Zbogar do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gentilinin, të cilit i skadon mandati në janar.

Sllovenia ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shefen e politikës së jashtme te BE-së, Ketrin Eshton se nuk po emëron asnjë kanddiat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›