E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia mban tre ditë zi për Vaclav Havelin

Duke filluar nga sot, Çekia do të jetë për tre ditë në zi kombëtare për nder të ish-presidentit Vaclav Havel i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 75 vjeçare.

Dramaturgu dhe disidenti ka udhëhequr “Revolucionin e Kadifenjtë” në vitin 1989, i cili i dha fund dekadave të regjimit komunist në Çekosllovakinë e atëhershme.

Liderët botërore kanë shfaqur respekt për Havelin, shumë nga të cilët e kanë quajtur figurë kryesore historike të shekullit 20.

Haveli do të varroset në një funeral shtetëtor në Pragë të premten, ku pritet të marrin pjesë shumë liderë botërorë, në mesin e të cilëve edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›