Turqi, protestë e gazetarëve kundër arrestimeve

Rreth 300 gazetarë turq kanë protestuar të martën mbrëma kundër aksionit të policisë ndaj gazetarëve.
Policia turke ka arrestuar 38 persona, shumica gazetarë në një aksion si pjesë e hetimeve për lidhjet në mes aktivistëve kurdë me militantët e armatosur.
Në Turqi aktualisht gjenden në burg 70 gazetarë, që paraqet numrin më të madh në botë.
Megjithatë, autoritetet thonë se ata gjenden në burg për shkak se kanë kryer krime të tjera, dhe jo për profesionin e tyre.