E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, 30 mijë femra të rrezikuara nga protezat e gjoksit

Autoritetet franceze i kërkuan 30 mijë grave që të heqin protezat zmadhuese të gjoksit, pasi mund të jenë pjesë e një linje difektoze prodhimi, e cila mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin, përfshi kancer.
Ishte gazeta “Liberation” ajo që publikoi për herë të parë skandalin, ndërsa autoritetet konfirmuan ditën e martë se mbushjet e silikonit kishin qenë problematike.
Ministria Franceze e Shëndetësisë zbuloi se protezat në fjalë ishin ndërtuar me një xhel silikoni të veçantë, i cili në shumë raste shpërbëhet dhe pëson rrjedhje, duke rrezikuar shëndetin e grave.

”Është e domosdoshme që protezat të hiqen”, u shpreh Laurent Lantieri, një kirug plastik. “Për të gjithë mbajtëset e këtyre mbushjeve ka një rrezik evident shëndetësor, të lidhur me një çështje kriminale mashtrimi”.

Zëdhënësja e qeverisë, Valerie Pecresse, u shpreh në një televizion francez se një plan veprimi do të zbulohet javën e ardhshme.

Pas një hetimi mbi silikonin e përdorur në këto proteza, autoritetet shëndetësore zbuluan se mbushja nuk ishte e destinuar për këtë përdorim, për shkak të mundësisë së lartë të rrjedhjes, çka rrit drastikisht probabilitetin e prekjes nga kanceri.

Policia ka marrë 2 mijë ankesa nga gra që kanë vuajtur këtë defekt, shumë prej të cilave kanë ngritur padi ndaj firmës prodhuese, ndërsa mbi 500 e kanë hequr tashmë protezë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›