E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamerun, aksident hekurudhor pranë kryeqytetit, 7 të vdekur

Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur dhe qindra të tjerë u plagosën në një aksident që përfshin një tren pasagjerësh pranë kryeqytetit të Kamerunit, një ditë pasi një tren që transportonte gaz doli nga shinat duke shpërthyer në flakë e duke u marrë jetën 2 personave.
Zjarrfikës në vendngjarje thanë se 9 persona kanë vdekur, por Ministri i Komunikacioneve në Kamerun, Issa Tchiroma u tha gazetarëve në vend se rreth 275 persona mbetën të plagosur në aksident dhe se një numër I saktë I viktimave do të konfirmohet më vonë.
" Vetëm pasi hetimet e urdhëruara nga kryeministri dhe nga drejtoria hekurudhore do të përfundojnë, atëhere do të japim arsyen pse ky aksident ndodhi dhe numrin e viktimave"-tha Tchiroma në lidhje me aksidentin I cili ndodhi në veri të Yaounde.
Një tren që transportonte 13 vagona të mbushura me gaz doli nga shinat të premten në jug të kryeqytetit, duke shpërthyer në flakë e duke vrarë 2 persona.
Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm për të dy aksidentetet hekurudhore, por qeveria ka ngritur një hetim dhe u zotua për të paguar shpenzimet mjëkësore për të gjithë të plagosurit.
Gjigandi industrial francez "Bollore" ka një kontratë për të drejtuar hekurudhën kombëtare të Kamerunit deri në 2020 dhe ka planifikuar përmirësime me vlerë 300 milionë dollarë për hekurudhën e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›