E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamerun ne Pakistan per te ctensionuar raportet

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun ndalet në Islamabad, në përpjekje për të shënuar një fillim i ri në raportet me Pakistanin. Nëntë muaj pas vizitës në Indi ku deklaroi se elementë në Pakistan po eksportojnë terrorin, kryeministri britanik shprehet i vendosur për të sqaruar çdo keqkuptim që shkaktoi debate dhe tension në raportet mes dy vendeve. Kameron u prit me një ceremoni zyrtare para takimit me kryeministrin Syed Yusaf Raza Gilani në rezidencën e tij.

Në axhendën e bisedimeve me presidentin Asif Ali Zardari janë dhe lufta kundër terrorizmit dhe aksionet e përbashkëta mes dy vendeve në kufirin afgan. Paraprakisht Kameron është shprehur se një  marrëdhënie e shëndoshë me aleatin e SHBA, Pakistan mbetet kyçe për t’i dhënë fund konfliktit në Afganistan dhe për të kthyer në shtëpi 9500 trupave britanike.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›