Berisha ne Elbasan Koalicioni Rama si Partia e Punes
Kreu i maxhorancës Sali Berisha ishte në Elbasan ku u kërkoi strukturave të PD-ës të mbështesin kandidatin e LSI-së në këtë bashki, Durim Hushi. Berisha tha se është e sigurtë fitorja në këtë njësi, duke shprehur besimin te koalicioni me LSI-në, duke deklaruar se ky koalicion ka një vizion të qartë për qytetarin.
“Çdo demokrate e çdo demokrat duhet ta ketë të qartë si kristali se PD-ja është sot shumicë në këtë vend, se PD-ja ia doli sot të heqë vizat për shqiptarët, se PD-ja ia doli të prokurojë dhe të nisë së shpejti tunelin Tiranë-Elbasan, se PD-ja ia doli të ndërmarrë qindra e qindra projekte të tjera vetëm e vetëm sepse ka një shumicë në parlament, të cilën e realizon në koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim”-tha kryeministri Berisha.
Në sqarim të motos së të djathtës në këtë fushatë, “Të parët jeni ju”, kryeministri tha se është gjetja më e mirë, për shkak të filozofisë që përcjell. Si filozofia e maxhorancës gjithçka për qytetarët.
“Në të gjitha rekordet elektorale, ky koalicion ka 55 përqind të votave të të gjithë shqiptarëve. Ne e ke kemi të thjeshtë filozofinë. Ne e bazojmë fitoren në dy shtylla kryesore: premtimet i realizojmë dhe koalicion i gjerë. Zoti Rama u përpoq të na imitojë me koalicionin dhe shkoi me Partinë e Punës. Por bëhet koalicion me Partinë e Punës? Vetëm ai e bën. Përpara kishte alergji, tani mori ca emra dhe shkoi e ra tek Partia e Punës së Shqipërisë. Ta mbajë me shëndet. Koalicioni i së shkuarës”- tha Berisha.
Kryeministri theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, është përgjegjësi e qeverisë duke kërkuar nga të gjithë zbatimin rigoroz të ligjit. Duhet të bëjmë përpjekjet maksimale që zgjedhjet të jenë model-deklaroi kreu i maxhorancës.
Rovena Moçka