Kamëz, gjendet i vdekur roja 65-vjeçar
Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Kamëz. Sipas burimeve pranë policisë, trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në një objekt në Kamëz, ku ai punonte si roje sigurie.
Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e viktimës , por pas ekzaminimeve të para nuk janë kosntatuar shenja dhune në trupin e tij.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që do të jetë ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktimës, ai që do të zbardhë përfundimisht shkaqet e vdekjes.