E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, këngë mallkimi për shqiptarët

Një këngë me përmbajtje çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni.

Kënga gjendet edhe në faqen sociale youtube, ku numri i klikimeve është record. Sipas agjencisë së lajmeve INA, shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.

Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional faktin se si po dëgjohet ajo.

Ja disa nga vargjet e këngës:

Kaçakë, leckaxhinj, bisha të zeza dykokëshe

Po na nxijnë Maqedoninë

As në tokë, as në qiell për shqiptarët vend nuk ka 

Dënoji Zot

Rrufeja ti vrasë

Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet 

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këndon këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.

Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi. / INA

 Kënga origjinale nga youtube:

httpv://www.youtube.com/watch?v=TPOd1ELi36M&feature=player_embedded

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›