E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo Gjykata e Apelit vendos ta dergoje ne SHBA

Procesi Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme akuzohet per nje sere veprash penale

Gjykata e Apelit ne Tirane la ne fuqi vendimin e marre disa dite me pare nga Gjykata e Shkalles se Pare qe e con te pandehurin Almir Rapo ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per tu gjykuar atje per disa akuza te ngritura ndaj tij.

Avokati mbrojtes Ardian Visha kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare e cila u shpreh per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke pretenduar se mungon garancia per moszbatimin e denimit me vdekje nese i akuzuari shpallet fajtor ne Amerike. Ajo cka prisnim nga gjyqesori sot ishte te tregohej dinjitet dhe te mos shkeleshin te drejtat e njeriut kete ata nuk e bene. Ne nuk e parashikojme denimin me vdekje dhe per kete duhet te kishte favorizim tha Visha pas seances gjyqesore ne nje deklarate per mediat.

Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik pasi akuzohet per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe sipas akuzes dyshohet se drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per te rinovuar dokumentacionin e pasaportes pasi per te ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane. Ne baze te ligjit nese Apeli vendos lejimin e ekstradimit Almir Rrapo u dorezohet autoriteteve amerikane brenda nje afati prej dhjete ditesh. Megjithate avokati Visha theksoi se ekziston nje urdher i Gjykates se Strasburgut qe e detyron qeverine te mos e dorezoje te kerkuarin nga SHBA derisa te kete nje vendim prej saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›