Floriri i vjedhur shitej ne argjendari
Deshmite
Grabitesit e arrestuar kishin menduar cdo veprim deri ne detajet me te vogla. Kete e kane treguar vete te arrestuarit gjate hetimeve te kryera nga Komisariati Nr. 1 me Komisariatin Nr. 3. Madje ata i shisnin te gjitha objektet e vjedhura ne nje argjendari te Rruga e Dibres. Aty jane gjetur edhe disa nga sendet e vjedhura ku ata kishin shitur me 1900 leke cdo gram flori nga vareset e grabitura. Policia tha se ata kane pranuar vendin ku i shisnin dhe pikerisht ne kete argjendari eshte gjetur edhe nje varese e vjedhur disa dite me pare.