Kamëz, studentët dalin nga greva e urisë

Ka përfunduar greva e urisë e studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Televizioni "Ora News" ka transmetuar direkt pamjet nga ambjentet e grevës e cila ndodhej në aditën e tetë të saj. Greva e studentëve ka përfunduar pasi shefja e kabinetit të Ministrisë së Arsimit Edlira Late i ka komunikuar vendimin e MASH-it për plotësimin e kërkesave të tyre. Kështu Ministria e Arsimit ka pranuar kërkesat e studentëve grevistë për t'u regjistruar në DND pa pasur kriter mesataren.
Negociatat ishin nisur më herët nga përfaqësues të studentëve dhe rektoratit të universitetit të cilat çuan edhe në plotësimin e kërkesave të tyre.
Negociatat ishin nisur më herët nga përfaqësues të studentëve dhe rektoratit të universitetit të cilat çuan edhe në plotësimin e kërkesave të tyre.