E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohen dy librat e fundit të Sabri Godos

Një reflektim mbi luftën nacional çlirimtare vjen për publikun nga dy librat më të fundit të Sabri Godos. "Udhëtari" një roman që sjell një rëfim krejt tjetër mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i periudhës së diktaturës si dhe "Zëra nga burime të nxehta" një libër me tregime të shkruara pa mbajtur krahun e realizmit socialist me heroin pozitiv dhe partishmërinë e asaj kohe. Për vet autorin Godo librat do të ndihmojnë për të kuptuar edhe problemet serioze që ka letërsia jonë historike.
Libri u promovua në shoqërinë e shumë miqve e kolegëve të autorit, ku nuk munguan edhe vlerësimet për të dy librat. Kritiku letrar Alfred Uci në fjalën e tij duke bërë prezantimin e romanit udhëtari vuri theksin në stilin e drejtpërdrejt të Sabri Godos.
Sabri Godo është autor i shumë veprave historike si "Skënderbeu", "Ali Pashë Tepelena", "Prova e Zjarrit" etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›