E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit mbërrin në shkolla, ISHP: Frikë për virusin në Tiranë dhe në Mat

Konfirmohen raste të reja me A/H1N1 në dy shkolla 9- vjeçare përkatësisht në Tiranë dhe në Mat ka deklaruar Alban Ylli, drejtori i ISHP-së. Duke filluar nga dita e djeshme janë vërejtur raste të reja infeksionesh të cilat janë duke u monitoruar. Tashmë në këto dy shkolla vihet re një numër i konsiderueshëm i nxënësve që mungojnë. Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve që janë konfirmuar deri dje është 54. Nëse evidentohen raste të tjera nuk është përjashtuar dhe mundësia e mbylljes së shkollave.
Laboratori virologjik ka vërejtur edhe një shtim të rasteve me grip sezonal, është shprehur Pëllumb Pipero drejtor i politikave pranë ministrisë së Shëndetësisë.
Marrja e masave të duhura dhe monitorimi i shpeshtë i situatës mund të jenë mjaft efikas për gjendjen e krijuar.
Shtimi i rasteve me gripin A/H1N1 është një situatë e paralajmëruar, por Ministria e Shëndetësisë është në kontakt me ministrit e tjera për të parandaluar dhe ulur qarkullimin e virusit në mjediset e shkollave, vendet e punës, repartet ushtarake dhe institucionet e ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›