Ekstradohet nga Milanoja një 34-vjeçar

Gjykata e Apelit Vlorë, me një vendimin të datës 25.10.2006, e ka dënuar shtetasin Berti Hajdari, me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri”.
Shtetasi Berti Hajdari, është deklaruar fajtor, pasi u premtonte shtetasve shqiptarë mundësimin e kalimit të kufirit drejt shtetit grek, kundrejt një pagese.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 23.03.2011, në Parma, Itali, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./Start/
2012-08-10 08:42