E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz,realizohen projektet e bashkisë

Cilësia e jetës në Bashkinë Kamëz po shkon drejtë përmirësimeve . Pavarësisht disa problemeve me të cilat perballen këta qytetare siç është ndërprerja e energjisë elektrike dhe e ujit të pijshëm, kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, njofton se viti 2008-të ka pasur projekte të realizuara me sukses.Ndryshe nga Bashkia e Tiranës, Kamza ka miratuar buxhetin 2009-të me votim njëqind përqind pro. Ky buxhet parashikon disa projekte të rëndesishme per Kamzën ,siç është ndërtimi i disa rrugëve kryesore, i mjediseve sportive dhe kulturore , si dhe shërbimi i informacioneve në mënyre të kompjuterizuar për banorët .Qytetarët e Kamzës shprehen të kënaqur me ndryshimet që janë bërë në zonën e tyre . Ata gjithashtu theksojnë se progreset që po bën Bashkia e Kamzës i detyron ata që të jenë taksapagues të rregullt .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›