Afatet e llogaritjes së kostos së shërbimeve dhe standardeve të cilësisë
13/01/2009 Reforma në spitale
Nisja e reformës për përfshirjen e spitaleve në skemën e sigurimeve ka përcaktuar dhe afatet konkrete për llogaritjen e kostos së shërbimeve, cilësisë dhe treguesve të performancës si dhe protokollet e diagnozat e trajtimit për çdo shërbim. Në këtë mënyrë, spitalet dhe ISKSH-ja do të llogaritin koston e çdo shërbimi, duke respektuar standardet e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ndërsa në pikën e mëposhtme të VKM-së citohet se standardet e spitaleve dhe treguesit e cilësisë dhe performancës do të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë brenda datës 31.07.2009. Kjo e fundit gjithashtu duhet të përcaktojë protokollet e diagnozës dhe trajtimit për çdo shërbim deri në datën 31.12.2009. Ndërkohë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të lidhë kontratë me çdo spital brenda marsit 2009 dhe brenda së njëjtës periudhë drejtori i spitalit do të lidhë kontratat me të gjithë punonjësit. Kontratat do të bazohen në shërbimet që realisht ofrohen në spitale pas lidhjes së kontratës. Kjo e fundit ndër të tjera do të përmbajë shërbimet e parashikuara për çdo spital, mënyrat e mbajtjes së të dhënave dhe të raportimit, modalitetet e pagesës së spitalit, metodologjia e llogaritjes së shpenzimeve, treguesit e cilësisë dhe performancës, mënyrat e ushtrimit të kontrollit nga ana e ISKSH-së, sistemin e referimit dhe mënyrën e identifikimit të të siguruarve si dhe mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Megjithatë, burimet zyrtare të ISKSH-së deklarojnë se do të garantohet shërbimi shëndetësor për të gjithë pacientët, teksa për kategoritë në nevojë kontribuon shteti.