“Kamikazët” e neveritshëm të neobllokmenëve
Të pashpresë për të fituar me garë të ndershme, neobllokmenët kanë nisur avazin e vjetër të poshtërímit të kundërshtarëve. Të përbuzur si përfaqësues të krimit komunist, ata po përpiqen të mbeten në politikë duke krijuar kulturën e sharjes e të shpifjes, një trashëgimi kjo prej etërve të tyre. Sepse dihet që, kush nuk ka vlera, tenton të “lartësohet” duke poshtëruar ata që i kanë. A nuk u përpoq tërë kohën harbuti komunizëm të mbijetonte duke poshtëruar fisnikërínë e kombit? Si injorant, nuk zhduku ai inteligjencën? Si rrjepacuk, a nuk grabiti pronarët e ligjshëm? A nuk sundoi ky ronxhobonxho duke urryer ajkën e kombit? Vetë lufta e tij e klasave ishte një ngritje në sistem e filozofisë së urrejtjes së paarsyeshme. Diktatura komuniste synoi gjunjëzimin e popullit duke tentuar ta zhvishte këtë nga traditat e tij më të bukura e duke i dhënë fytyrën e vet prej maskarai. Prandaj, akuzat e tij pa faj, i çmoi si drejtësí “revolucionare”, kurse i shkatërroi besën, mikpritjen, bujarínë dhe sinqeritetin. Tërë kohën komunizmi tentoi të përçante, madje, çdo familje shqiptare. Ndaj ngriti vëllanë kundër vëllai, babanë kundër djalit dhe anasjelltas. Shkatërrimin e personalitetit të kombit ai e shndërroi në garanci të sundimit të tij të padrejtë. Kurse parímin e bashkautorësísë në krim e ngriti në shkallën më të lartë të depersonalizimit. Prandaj s’është për t’u çuditur, kur dëgjohen sot shpifje monstruoze ndaj mazhorancës dhe misionarëve të saj. Se, meqë neobllokmenët janë të dënuar nga Historía, saqë nuk ngrihen dot mbi baltën, ku i rrëzoi sistemi i tyre i hurit e i litarit, përpiqen të përhapin sot frymën e baltosjes së të gjithëve ndaj të gjithëve.
Jo më kot populli thotë “I shari, të shan!”. Prandaj tek i dëgjon sot të sajojnë akuza false, krime të paqena, korrupsion të ekzagjeruar, grykësi pasurími të paligjshëm, vota të vjedhura, etj, gjithkush buzëqesh i bindur se fryma shkatërruese e ligësísë komuniste po merr sot trajtat e një programi partiak. Natyrisht, duke u veshur me frazeologji “moderne” të gjoja një “rinovími” europian. Kur synimi i tyre është ta shndërrojnë Shqipërínë në një “çiflig” të tyre. Harrojnë se koha e “kamikazeve” të “Bllokut” ka perënduar përgjithmonë, ndaj dhe planet e neobllokmenëve kanë dështuar qysh në vezë. Sepse populli i njeh mirë, ua di taktikat, ua kupton synimet, ndaj pret prej tyre vetëm pendesë të sinqertë. Ndërkohë neobllokmenët përpiqen të blejnë “kamikaze”, mercenarë, sa më shumë vegla qorre, me të cilët të poshtërojnë njerëzit e ndershëm e krenarë. Dhe, neobllokmenët qëndrojnë në hije duke shpresuar ta mashtrojnë popullin, ta bindin atë se gjoja fisnikëría e kombit paska qenë vetë shkaktare e mjerimit nga diktatura. Mirëpo, sa më tepër përpiqen të hedhin gurin e të fshehin dorën; sa më shumë të tentojnë të poshtërojnë shtresat fisnike, që janë radhitur në llogoret e së djathtës, aq më të neveritshëm po bëhen për elektoratin. Madje, dhe për të tyrin! Ndaj edhe shumë socialistë po distancohen prej tyre, po përpiqen t’i damkosin si njerëz të lidhur me të kaluarën, e cila e mbajti Shqipërínë të izoluar, të përçarë, të uritur, të sharë e të poshtëruar. Ndaj po dëgjohen tek e majta socialiste ulërima kukuvajkash, që po vajtojnë të pikëlluara nga sukseset që po arrin vendi. Dhe po dalin “kamikaze”, që poshtërojnë dhe veten e tyre vetëm që të hedhin pak baltë të “besueshme” kundër të djathtës së bashkuar. Këta mercenarë pa dinjitet, këta lakenj të shitur që në djep tek “Blloku”, po tentojnë të krijojnë sot një frymë të re degradimi, vetëposhtërími; ta bëjnë shqiptarin të besojë se nuk meriton të hyjë në Europë; t’i japin atij fytyrën e vjetër të “njeriut të rí”. Atë fytyrë që nuk mundi t’ia jepte dot as vetë diktatura. Mirpo, shoqëría shqiptare, e vuajtur përtej caqeve të durimit nga xhelatë të tillë, jo vetëm nuk po bie në kurthet e tyre të reja, por po dallon se djallëzia e neobllokmenëve po ua kalon edhe dínakëríve të dhelprave të vjetra, të cilat e mbyllën me turp jetën e tyre “idealiste”.
Prandaj ka nisur të ndihet një frymë e re antikomuniste, një urrejtje e arsyeshme ndaj metodave djallëzore neobllokmene; po ngrihet një dallgë përbuzjeje ndaj “liberalizmave” të kukumjaçkave, që duan ta mbajnë Shqipërínë në errësírë. Kurse ata që po sulmohen nga mercenarët e neobllokmenëve po shihen nga elektorati shqiptar me simpati, madje, me adhurim, kurse “kamikazet” neobllokmene po vështrohen me një përbuzje keqardhëse si njerëz, që kanë vendosur të largohen të turpëruar nga kjo jetë, në të cilën nuk njohën një çast gëzimi moral. Prandaj, ndërkohë që viktimat e shpifjeve neobllokmene ndiejnë krenarínë e zemërímit që po u shkaktojnë sot forcave të errësirës, këta të fundit, të çoroditur, përsërí po përpiqen të blejnë sa më shumë mercenarë të rinj, pak më të besueshëm për të shpifur ndaj personaliteteve të të djathtës, të cilët kanë marrë përsipër të ndeshen me të kaluarën, e cila nuk po pranon të japë shpirt, duke shpresuar të kthehet bota e privilegjeve të pamerituara, e gjyqeve me akuza false, e shpifjeve të neveritshme, e montimit të akuzave të paqena, e degradimit të vlerave të demokracisë. Mirëpo, meqë kjo ëndërr e neobllokmenëve nuk po arrihet, të tërbuar, këta të fundit po shpresojnë të mbijetojnë, madje, të marrin dhe pushtet vetëm duke poshtëruar sa më shumë shqiptarë të ndershëm! Por, pikërisht kjo taktikë mizore neobllokmene po i shenjtëron edhe më tepër misionarët e demokracísë! Kurse neobllokmenët, për t’u dukur se kanë ndryshuar, bëjnë thirrje për bashkim e vëllazërim, për gjithëpërfshirje, që ta bëjnë kështu shqiptarin të luftojë përsërí kundër vetes, për të garantuar me neobllokmenët barazisë e tij të djeshme në një mjerim të ri kolektiv!...