E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamikazët godasin Moskën, të paktën 35 të vdekur në dy sulme Forcat e emergjiencës ruse gjatë nxjerrjes së trupave nga metrotë e goditura

Dy shpërthime nga kamikazë në metronë e Moskës, solli vdekjen e të paktën 35 vetë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Shpërthimet ndodhën në orën e pikut të mëngjesit, ndërsa njerëzit ishin duke shkuar në punë. Prokurorët rus thonë se hetimet e sapofilluara tregojnë se të dyja sulmet janë kryer nga persona vetëvrasës, që mendohet të kenë qenë gra. Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin qendror Lubyanka, ku më shumë se njëzetë vetë thuhet të kenë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur. Më pak se një orë më vonë ndodhi një tjetër shpërthim, kësaj radhe në stacionin Park Kultury, edhe më në qendër të Moskës. Njoftimet bëjnë të ditur se nga ky shpërthim gjetën vdekjen më shume se dhjetë vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›