Meta ne Kroaci, mbeshtetje per vizat
Numri dy i qeverise shqiptare, Ilir Meta mori dje mbeshtetjen e Kroacise per heqjen e vizave per Shqiperine, gjate nje vizite zyrtare ne kete vend me ftese te Ministrit kroat te Puneve te Jashtme dhe Integrimit Evropian, Jandrokovic. Ne takimin me homologun e tij, Meta tha se Kroacia mbetet partnere e preferuar. Te dy ministrat vleresuan se marredheniet mes te dy vendeve jane te shkelqyera, vecanerisht dialogu politik ne nivelet me te larta dhe rikonfirmuan vullnetin per thellimin e tyre ne te ardhmen ne te gjitha fushat. Ne bashkepunimin dypalesh u nenvizua nevoja e rritjes se shkembimeve ekonomiko-tregtare. Meta vleresoi se "ekzistenca e regjimit te vizave per shqiptaret qe kerkojne te shkojne ne Kroaci dhe mungesa e fluturimeve direkt mes Tiranes dhe Zagrebit krijojne veshtiresi per nxitjen e bashkepunimit mes te dy vendeve, vecanerisht ne fushen ekonomiko-tregtare dhe per afrimin mes popujve tane". Ne kete kontekst, Meta u sigurua nga Ministri Jandrokovic se pala kroate do te angazhohet seriozisht per te gjetur nje zgjidhje per te hequr regjimin e vizave me shqiptaret, duke konsideruar si shume pozitiv progresin e bere nga Shqiperia ne procesin e liberalizimit te vizave me BE. Meta Presidentin e Republikes se Kroacise, Ivo Josipovic. Nje takim te vecante e miqesor rezervoi per Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme z. Ilir Meta edhe Kryeministrja e Kroacise, Jadranka Kosor, e cila pasi i vleresoi te shkelqyera marredheniet politike mes te dy vendeve, theksoi se eshte e rendesishme qe te dy vendet tona te krijojne modelin e bashkepunimit dhe partneritetit ne rajon.