E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dështon” pajtimi, Aneta Rama nuk e fal Sali Berishën

TIRANE-Nëna e Edi Ramës nuk e ka falur Sali Berishën për akuzat ndaj familjes Rama bërë nga kryeministri gjatë deklaratave të ndryshme. Aneta Rama, nëna e kryesocialistit dhe njëherazi kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama mbërriti sot paradite në Gjykatën e Lartë në kuadër të padisë që kishte dorëzuar më 18 Dhjetor të vitti 2009 në këtë institucion kundrejt deklaratave të bëra nga kryeministri Sali Berisha.
Aneta Rama u shoqërua sot nga avokati Arjan Salati për të qënë prezent në seancën e pajtimit që zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë. Seanca e pajtimit është një seancë ku palët deklarojnë nëse do falin dhe pajtohen, ose në të kundër cështja do të vazhdojë me një proces gjyqësor të mirëfilltë.
Por Aneta deklaroi se nuk do ta falte kurrë Berishën për akuzat bërë kundrejt emrit të familjes së saj. “Akuzat e Berishës kanë qënë diskretituese”, pohoi avokati i Aneta Rames për mediat. Salati konfirmoi se klientja i ka vleresuar akuzat tejet te renda dhe se nuk ka vend per falje.

Nga ana tjeter, Erinda Ballanca,avokatja qe perfaqesonte Sali Berishen deklaroi se i mbetet gjykates te vendose nese do te vazhdoje procesi gjyqesor ose jo.

Pasi seanca e pajtimit dështoi, sipas proceseve ligjore pritet të merren ne shqyrtim provat nga pala paditëse dhe cështja të ndiqet në rrugët e tjera gjyqësore. Keshtu ne daten 12 Prill pritet qe Gjykata e Larte te shyqrtoje provat e Aneta Rames dhe ne rast se vlereson se ka shkelje atehere do te kerkohet heqja e imunitetit te Berishes dhe me pas hetimi i tij.

Padia ne Dhjetor 2009
Ka qënë data 18 Dhjetor 2009 kur Aneta Rama me kopjet e gazetave të përditshme që përmbanin fjalimet e Sali Berishës i është drejtuar kryetares së Gjykatës së lartë, Shpresa Beci të padisë kryeministrin për fyerjet ndaj familjes së saj.

“Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, - thuhej në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi.
Zonja Rama sqaron në kërkesë padi se deklarata e Berishës se Edi Rama është kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë është një shpifje, dhe trillim.
Po kështu nga kërkesë padia zonja Aneta quante shpifje dhe thënie të pavërteta deklaratat e Berishës, sikur djali i saj Edi Rama, e ka dëbuar, duke e nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit.

E ëma e kreut të PS-së deklaron se deklaratat e kryeministrit nga foltorja e Parlamentit kanë qëlim diskreditimin publikisht, jo vetëm të kundërshtarit të tij politik, por edhe të njerëzve të afërt të familjes”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›