Siri, kthesa e papritur e Rusisë
New York – Rusia ka habitur bashkësinë ndërkombëtare duke paraqitur dje në Këshillin e Sigurisë të OKB-së një projekt-rezolutë që dënon dhunën në Siri nga “të gjitha anët” . Teksti i projektit, dënon hapur dhunën dhe përdorimin e pamasë të forcës nga ana e autoriteteve siriane.
Ambasadori francez në OKB, Gerard Araud, menjëherë ka përshëndetur në një komunikatë ngjarjen e pazakontë, “duke qenë se Rusia ka vendosur të dalë mosveprimi i saj dhe të na prezantojë një rezolutë mbi Sirinë”.
“Teksti që na është paraqitur natyrisht ka nevojë për shumë amendamente sepse është shumë i çekuilibruar. Por është një tekst mbi të cilin mund të punojmë dhe të negociojmë” – ka shtuar Araud.
E njëjta linjë dhe për SHBA, mbi të gjitha sepse kjo lëvizje zhbllokon mundësinë e masave konkrete kundër Asad. “SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë mbi rezolutën”, - ka thënë Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton duke shtuar se – “teksti përmban elemente që nuk mund të mbështesim”. Referimi është ndaj barazisë, sipas rusëve, midis autoriteteve siriane dhe manifestuesve, në përhapjen e dhunës që prej marsit ka shkaktuar më shumë se 5 mijë të vdekur, sipas OKB.
Këshilli i Sigurisë nuk ka mundur të bjerë dakord mbi tekstin e një rezolute pasi Rusia, presidente për këtë muaj e këshillit, në tetor kishte vendosur veton e saj për të bllokuar pikërisht një projekt – rezolutë. Edhe Kina në atë rast kishte vendosur veton e saj. të dy këto shtete deri tani janë sjellë si aleate de facto të regjimit sirian të Bashar al Asad.
(ar.si/BalkanWeb)