Rudolf Marku promovon "Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës”

Shkrimtari Rudolf Marku këtë herë ka lënë mënjanë poezinë, për të sjellë për lexuesit shqiptarë, krijimtarinë e tij më të fundi, romanin me një titull intrigues"Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës".
Në këtë libër autori ka gërshetuar tragjizmin dhe ndjenjën dhe i ka bashkuar me ironi, grotesk, dhe humor të zi. Në të përshkruhet historia e trishtë e Kësulëkuqes së brishtë, e cila është e rrethuar nga ujqërit njerëzorë.
Njohësi i mirë i letrave shqipe Preç Zogaj, fton lexuesin shqiptar të marrë në dorë librin "Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës".
Rudolf Marku është më tepër i njohur për lexuesin shqiptar si poet, pasi ai ka botuar deri më tani 7 vëllime me poezi. Por ai gjithashtu shquhet edhe në fushën e përkthimit ku ka sjellë në gjuhën shqipe disa autorë të njohur të letrave botërore.