Mediat greke Alket Rizai kercenoi prokurorin ne sallen e gjykates
ATHINE - Oficeret e njesise speciale te policise greke kunder terrorizmit kane nisur hetimet per te verifikuar nese prokurori i Apelit Janis Angelis mund te jene ne rrezik pas kercenimeve nga shtetasi shqiptar Alket Rizai. Keshtu shkruhej dje ne nje artikull te gazetes greke Kathemirini e cila pretendon se Alket Rizai i denuar me 25 vjet burg pak dite me pare e paralajmeroi prokurorin e ceshtjes. Mediat greke permendin disa organizata ne emer te te cilave ka folur Alket Rizai ne sallen e gjyqit teksa i ka thene prokurorit se do te pergjigjej per denimin qe kishte kerkuar ne pretencen para gjykates. Alket Rizai i akuzuar per dy arratisje spektakolare me helikopter nga burgjet greke u denua me 25 vjet e 10 muaj burg. Akuza e ngritur ndaj tij ishte per largimin nga burgu i sigurise se larte Koridhalos ne shkurt 2009. Rizai u arratis ne kete kohe bashke me shokun e qelise Vasilis Paleokostas. Gjykata denoi edhe te dashuren e Alket Rizait shtetasen Aspasia Mitropia ndaj se ciles u dhane 13 vjet e pese muaj burg me akuzen se ka ndihmuar ne organizimin e arratisjes. Policia greke tha dje se e ka marre seriozisht kercenimin qe Alket Rizai ka bere ne adrese te prokurorit Janis Angelis. Kathemirini pretendon se shtetasi shqiptar qe u denua ne Greqi ka folur ne emer te nje organizate e cila me pare ka marre pergjegjesine per vrasjen e 41-vjecarit Savvas Nektarios efektiv policie i cili u ekzekutua ne qershor te vitit te kaluar. Me 23 shkurt 2009 Alket Rizai i cili mbahej ne nje qeli me shtetasin grek Vasilis Paleokostas u arratisen pasi nje helikopter civil u ul ne oborrin e burgut te sigurise se larte. Skenari i shkurtit te vitit 2009 ishte i njejte me ate te vitit 2006 kur Alket Rizai kreu nje tjeter arratisje spektakolare nga burgu ne te njejten menyre me ane te helikopterit. Disa muaj pas arratisjes se pare pasi policia beri kerkime ne te gjithe Greqine Alket Rizai u arrestua nga policia. Por ne shkurt 2009 ai u arratis perseri dhe per disa muaj te tjere u kthye ne njeriun me te kerkuar dhe me sfidues per policine greke. Disa muaj pas arratisjes se dyte policia e arrestoi Alket Rizain bashke me te dashuren e tij. Ai me pare ishte akuzuar per vrasje por asnjehere nuk e kishte pranuar akuzen. Gjate gjithe procesit te hetimit nuk rezultoi qe Rizai te kishte lidhje me grupe apo organizata kriminale.