Trafiku Argjentine-Tirane me 290 grame droge ne trup
Sipas nje deklarate te policise se Tiranes shperndare diten e djeshme 44-vjecari i cili ka qene ne rrezik serioz per jeten akuzohet per trafikim narkotikesh. Rreth 15 dite me pare ai ka mberritur ne linje ajrore nga Argjentina ne Shqiperi pasi kishte gelltitur 41 qese plastike brenda te cilave kishte 290 grame kokaine. Pasi ka tentuar per disa dite me radhe ti nxjerre jashte organizmit qeset me lende narkotike ish-sportisti ka pasur probleme shendetesore. Gjendja e tij eshte renduar si pasoje e bllokimit ne stomak cka e ka bere te detyrueshem mjekimin spitalor. Te premten rreth mesdites 44-vjecari eshte paraqitur ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tirane. Mjeket kane
kryer disa mjekime te jashtme ne stomak te cilat nuk kane dhene efekt. Pas kesaj bluzat e bardha kane bere nje skanim te stomakut te Arjan Korces duke vene re pranine e nje mase te madhe trupash te huaj. Nderhyrja mjekesore ka vazhduar me nxjerrjen e qeseve dhe pas pastrimit te tyre eshte konstatuar se ato permbanin lende te ngjashme me kokainen. Mjeket e spitalit Nene Tereza kane vazhduar ndihmen mjekesore ndaj 44-vjecarit por kane njoftuar policine e kryeqytetit me ane te salles operative ne numrin 129. Nje grup efektivesh blu kane mberritur aty dhe pasi kane sekuestruar lenden narkotike ia kane referuar ceshtjen Prokurorise se Krimeve te Renda per vepren penale trafik narkotikesh. Policia e Tiranes ne nje deklarate diten e djeshme tha se Seksioni Kunder Narkotikeve ne bashkepunim me Prokurorine per Krimet e Renda sekuestruan nje sasi prej 290 grame lende narkotike kokaine si dhe arrestuan shtetasin Arjan ngjell Korca 44 vjec banues ne Tirane me shtetesi shqiptare dhe rumune.
Trafiku
Burime nga policia e Tiranes kane pohuar dje se skema e perdorur nga ish-volejbollisti ne trafikimin e kokaines eshte e njohur edhe me pare. Kjo menyre veprimi aplikohet nga organizata kriminale te fuqishme qe u financojne korriereve te tyre udhetime me avione duke fshehur kokainen ose heroinen ne stomak. E paketuar ne qeska plastike lenda narkotike nxirret me ane te jashteqitjeve dhe me pas dergohet ne destinacion. Ish-volebjollisti Arjan Korca eshte marre ne pyetje menjehere pas arrestimit ne QSUT ku ka pohuar se i ka gelltitur qeskat me kokaine me deshiren e tij ne Argjentine. Ai ka thene se per dy jave pati probleme ne stomak derisa te premten gjendja e tij u rendua. Vec bllokimit kam pasur shume frike se qeset ishin care mesohet te kete thene ish-sportisti pasi eshte arrestuar me akuzen e trafikut te narkotikeve. Policia tha se te premten 44-vjecari eshte paraqitur ne ambientet Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza pasi kishte shqetesime te shumta ne pjesen e stomakut. Sipas policise stafi mjekesor pas ekzaminimeve te bera ndaj 44-vjecarit me synim per ti dhene ndihmen e pare mjekesore ka konstatuar se ky shtetas kishte ne stomak sende te huaja per organizmin. Stafi mjekesor ka bere menjehere nderhyrjen per ti lehtesuar nxjerrjen e sendeve qe ndodheshin ne trupin e 44-vjecarit Arian Korca dhe njekohesisht njoftimin e strukturave te policise tha zedhenesja e policise se kryeqytetit.