Kampionatet europiane Bajern i pari ne Bundeslige

Bajerni i Mynihut vazhdon të dominojë kampionatin gjerman, duke siguaruar një tjetër fitore të lehtë 4-0 kundër Hetës së Berlinit. Një tjetër konfirmimin i supermacisë së bavarezëve që kanë mbyllur sfidën në vetëm 13 minuta me tre gola të shpejtë. Gomez, Ribery dhe më pas Shvajnshtajger kanë vrarë përpara kohe sfidën, ndërsa me rikthimin në fushë për pjesën e dytë skuadra e Jup Heinkens do të vuloste fitoren me golin e katërt.
Gomez do të shënonte sërish nga pika e penalltisë duke hedhur një hap të rëndësishëm në objektivin sezonal si golashënuesi më i mirë i sezonit. Pas kësaj fitoreje, Bajerni i Mynihut kryeson i vetëm tabelën e renditjes me 22 pikë, pesë më shumë se Borusia e Mënshengladbah dhe gjashtë më shumë se Borusia e Dortmundit. Kjo e fundit ka mundur 2-0 Werder Bremen për t’u ngjitur në klasifikimin e Bundesligës gjermane. Dështon edhe Schalke 04 në javën e nëntë, duke regjistruar humbjen 1-2 në fushën e saj kundër Kaiserslautern.
Në kampionatin francez Paris SG nuk ndalet dhe vazhdon të shijojë kreun e renditjes në Ligën 1. Milionat e shpenzuara në merkato po shpërblejnë skuadrën pariziene, që ka mundur në tranfertë 3-1 Ajaccio. Tre gola të Kevin Gameiro I kanë dhuruar suksesin miqve dhe kanë bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm në pjesën e parë të vendasve. Pas javës së 10-të të Ligës 1, Paris SG kryeson renditjen me 23 pikë, tre më shumë se Montpellier dhe Olimpik Lion përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Nertan Prifti