Memoriali Obama nderon Luther King

Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara nderon kujtimin e Martin Luther King duke inauguruar memorialin dedikuar militantit të të drejtave civile. Barack Obama e familja e tij si dhe mijëra persona nga mbarë Shtetet e Bashkuara u mblodhen përreth statujës 9 metra të lartë në Uashington, pak metra larg memorialit të Abraham Linkolnit ku vite më parë King shqiptoi fjalimin e njohur të kthyer në simbol ‘I have a dream’ (kam një ëndërr).
“Nëse do të ishte ende gjallë sot”, deklaroi Obama jam i sigurt se do të na kujtonte që një punëtor i papunë ka të drejtën të kritikojë ekseset e Uall Strit pa demonizuar të gjithë ata që punojnë. E në të njëjtën kohë edhe një sipërmarrës ka të drejtë të negociojë marrveshje të vështira me sindikatat pa zbehur rolin e këtyre të fundit”.
Në fjalimin e tij presidenti Obama, tha se King “ngacmoi ndërgjegjen tonë” dhe na ndihmoi për ta bërë bashkimin më perfekt përmes fushatës së tij për barazi racore. Ai tha se monumenti i kushtohej arritjeve të lëvizjes së të drejtave civile, duke shtuar se ai është shembull i forcës dhe kurajos së të gjithë atyre që ndihmuan për të sjellë ndryshim.
King u vra 43 vjet më parë më 4 prill 1968 në Memphis nga një racist i bardhë. Ishte vetëm 39 vjec. Monumenti i lartë gati nëntë metra është i vetmi në Shëtitoren Kombëtare që nuk i dedikohet një presidenti apo lufte. Memoriali është i pari në këtë Shëtitore që nderon një afrikano-amerikan. U deshën 15 vjet për të vënë në jetë projektin 120 milionë dollarësh që mban firmën e skulptorit kinez Lei Yixin.
Delina Bitraku