E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionatet europiane Bajerni i pandalshem prane titullit

Askush nuk mund të ndalë Bajernin e Mynihut që vazhdon të kryesojë i vetëm kampionatin gjerman. Bavarezët e drejtuar nga Jup Heinkens kanë regjistruar një tjetër fitore, duke mundur thellësisht 4-0 Nurembergun. Një sukses ky që ka komfirmuar edhe një herë forcën e Bajernit, që është favorit absolute për të fituar titullin kampion në këtë sezon. Golat e Gomez, Shvajnshtajger dhe Ribery kanë vulosur suksesin e bavarezëve që pas javës së 11-të të Bundesligës mban vendin e parë me 25 pikë, katër më shumë se Schalke, që në ndeshjen e saj mundi 3-1 Hofenhaim.

Në kampionatin francez, Lille ka barazuar 0-0 në fushën e Valencies, duke marrë një pikë të rëndësishme në ndjekjen ndaj kryesuesëve të Paris SG. Kampionët në fuqi të Ligës 1, nuk arritën të merrinin maksimumin në këtë tranfertë, megjithëse iu afruan shumë pranë golit të avantazhit me yllin e skuadrës  Eden Hazard. Pas këtij baraziumi Lille është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 23 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Paris SG.

Në Hollandë, AZ Alkmar ka thelluar diferencën e saj me ndjekësit më të afërt në tabëlën e renditjes duke siguruar një tjetër fitore në javën e 11-të të Eredivisie. Një gol në fundin e ndeshjes i ka dhuruar fitoren skuadrës mike, e cila tani e sheh veten me gjashtë pikë më shumë se PSV Eindhoven.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›