E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, Flamurtari fiton në Ballsh

Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme në Ballsh, në ndeshjen e javës së shtatë të Superligës Shqiptare, të luajtur të hënën.

Fjodor Xhafa kaloi në avantazh vendasit gjatë pjesës së parë me një goditje nga jashtë zone, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të thjeshtë për Bylisin, sidomos pasi një sezon më parë, një gol i vetëm i tij kishte mjaftuar për të siguruar tripikëshin ndaj vlonjatëve.

Megjithatë, reagimi i kuqezinjve ishte i shkëlqyer në pjesën e dytë, ku golat e Lenës, Hysës dhe Sakajt i dhanë Flamurtarit një fitore të shkëlqyer, në një prej fushave më të vështira të kampionatit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet një pikë pas Teutës dhe Tiranës, dy kryesuesve, që arritën gjithashtu të ishin të suksesshëm në transfertë, në ndeshjet e luajtura të dielën. Mbyll javën takimi midis Skënderbeut dhe Kastriotit, i cili do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, duke nisur nga ora 18:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›